Opinion Më shumë

Kryetari Nrekiq i dërgon mesazh urimi arqipeshkvit Gjonlleshaj

Prej tvteuta15:56, 10 Prill 2020

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq, i ka dërguar telegram urimi me rastin e  Festës së Pashkëve, arqipeshkvit të Arqipeshkvisë së Tivarit, Dom Rrok Gjonlleshaj . Në urimin e tij ndër të tjera thuhet se është kënaqësi e veçantë që të ju shpreh urimet më të mira në ditën e Pashkëve, në këtë festë e cila mbart në vehte thelbin e kuptimit të besimit të krishterë si dhe vlerën e vërtetë magjike të ringjalljes. Dëshiroj t’ju uroj nga zemra një festë të gëzuar , veçmas në këto kohë të vështira për njerëzimin. Kremtja e Pashkëve na jep shpresë, forcë dhe ripërtëritje ëndrrash! Ju uroj shëndet dhe suksese në misionin  tuaj, në kontributin që jepni  në  fushën e  humanizmit dhe  paqës dhe angazhimin në ruajtjen e harmonisë, bashkëjetesës dhe tolerancës fetare në Mal të Zi. Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e Pashkëve!”, thuhet në urimin e Nrekiq.

  • 1

    Radio