Kryetari Nimanbegu pjesëmarrës në Forumin Diplomatik në Antalia

Prej tvteuta10:56, 1 Mars 2024

Kryetari i Forcës së Re Demokratike z.Genci Nimanbegu i shoqëruar nga anëtari i Këshillit Qendror të Forcës z.Lavdim Kroma, do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik në Antalia të Turqisë.
Forumi Diplomatik në Antalia do të zhvillohet nga datat 1-3 mars 2024, nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Turqisë z.Rexhep Taip Erdogan.
Edicioni i tretë i #ADF2024 do të mbledhë krerët e shteteve dhe qeverive, ministra, diplomatë, drejtues biznesi, akademikë, ekspertë të mendimit dhe përfaqësues të mediave për një debat gjithëpërfshirës.
Tema kryesore e Forumit për këtë vit do të jetë “Përparimi i diplomacisë në kohë trazirash”, ku bota po kalon një periudhë me disa trazira dhe ku sfidat mund të sjellin ndryshime strukturore në peizazhin global politik, ekonomik dhe të sigurisë.
Në kuadër të këtij Forumi, kryetari Nimanbegu do të takohet me liderë dhe personalitete nga 50 shtete të botës që janë pjesëmarrës në këtë Forum Diplomatik.

  • 1

    Radio