Aktuale Më shumë

Kryetari i Komunës akuzohet për blerje votash para zgjedhjeve

Prej tvteuta16:46, 11 Janar 2016

Gazeta malazeze “Dan” ka dalë sot me një artikull ku akuzohet sekretari i atëhershëm dhe kryetari aktual i Komunës Fatmir Gjeka, për keqpërdorim të mjeteve financiare të Komunës me qëllim sigurimin e votave para zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2010.

Sipas kësaj gazete, aktivistët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve, kanë marrë matrial ndërtimor nga kompania “Gradja Comerc” të cilin e kanë shpërndarë në këmbim të përkrahjes në zgjedhje. Kryetari Gjeka në mbrojtje ka thënë se fakturave u ka kaluar afati ligjor dhe se ai nuk mban përgjegjësi për to, dhe se këto akuza janë të montuara nga subjekte politike.

Kryetari i Partisë Popullore Socialiste në Ulqin Andrija Qetkoviq, ka thënë se me këto çështje duhet të merret Prokuroria, pasi këto akte hyjnë në kategorinë e krimit të organizuar.

  • 1

    Radio