Aktuale Më shumë

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s do të vizitojë Malin e Zi

Prej tvteuta08:47, 22 Janar 2024

Admirali Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe këshilltar për çështjet ushtarake i Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, nesër dhe pasnesër do të vizitojë Malin e Zi.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se nesër Bauer do të bisedojë me ministrin e linjës Dragan Krapoviq, si dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, gjeneral brigade Zoran Llazareviq.

“Qëllimi i vizitës së Admiral Bauer në Mal të Zi është të forcojë më tej marrëdhëniet midis aleatëve në Aleancë në dritën e situatës aktuale të sigurisë globale. I ftuari nga NATO do të mbajë gjithashtu një leksion për studentët e shkencave humane në Universitetin e Donja Goricës me temën “Proceset e vendimmarrjes së Komitetit Ushtarak në sfidat aktuale të sigurisë”, shkruhet në njoftim.

Admirali Bauer ishte në Mal të Zi në shtator 2022 gjatë Konferencës së Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve anëtare të Kartës Amerikano-Adriatike.

  • 1

    Radio