Sociale Më shumë

Kryetari Daboviq : Të modernizohen dhe zgjerohen kapacitetet ekzistuese, të azilit të qenve

Prej tvteuta09:32, 16 Qershor 2021

Kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandar Daboviq me bashkëpunëtoret e tij bëri vizitë në azilin e qenve të braktisur, në mënyrë që të njihem me mënyrën e funksionimit të kësaj strehimore, kapacitetin aktual dhe procedurat për strehimin e qenve nga ana e qytetarëve.

Gjatë këtij viti, 67 qen të braktisur u sollën në azil, nga të cilët 63 u trajtuan mjekësish t dhe 24 u strehuan nga qytetarët.

Është e nevojshme si dhe të organizohen fushata ndër qytetarë për mundësinë e strehimit nga ana e tyre.

Faleminderit bashkëqytetarëve që kanë strehuar qen, si dhe atyre që ndihmojnë me donacione të ndryshme azilit, shkruan kryetari në faqen e tij të facebook-ut

Me këtë rast ftoj të gjithë adhuruesit e kafshëve shtëpiake të vizitojnë azilin, dhe të njoftohen me procedurat e strehimit të kafshëve

  • 1

    Radio