Sociale Më shumë

Kryetari Daboviq merr iniciativë për vënien në funksion të mekanizmit të orës në Sahat Kullë

Prej tvteuta09:52, 15 Qershor 2021

 

Kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksandar Daboviq  dje ka vizituar “Sahat Kullën” për të parë nga afër gjendjen e saj aktuale dhe për të parë mundësitë e riparimit të tij dhe vënies në funksion të mekanizmit të orës, vendosjen e ndriçimit dhe zonave të gjelbërta, stola dhe pajisje të tjera rekreative.

Në vitin 1754 është ndërtuar Sahat Kulla me donacione vullnetare nga qytetarët e Ulqinit, me qëllim që të thërrasë njerëzit për punë dhe të na kujtojë për detyrat tona të përditshme.

Pozicioni i saj është përzgjedhur me kujdes, sepse praktikisht ajo mund të shihet ose ti dëgjohen rrahjet e orës nga të gjitha pjesët e qytetit.

Për një kohë të gjatë, ishte një person i quajtur muvekiti në Ulqin, i cili kujdesej për saktësinë e orës në Kullë çdo ditë.

Ne nuk duhet ta lëmë në harresë trashëgiminë kulturore,tha i pari i Ulqinit

  • 1

    Radio