Aktuale Më shumë

Kryetari Cungu uron fituesen e Medaljes së artë në Lojrat Olimpike Rio 2016

Prej tvteuta15:26, 19 Gusht 2016

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu në pamundësi që të marë pjesë në pritjen që ka organizuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës,  ka uruar xhudisten Majlinda Kelmendi, fituesen  e Medaljes së artë në Lojrat Olimpike Rio 2016.

Ne telegram urimin e Kryetarit Cungu  thuhet: ” Në emër të  qytetarëve  të Ulqinit në emër të shqiptarëve  në malin e Zi  dhe në emrin tim personal  të uroj nga zemra  për sukseset  e arritura  në Lojrat Olimpike  në Rio 2016.”  Ne ,thuhet me tej  në telegram urimin,  vlerësojmë  lartë  punën dhe  kontributin tuaj  të madh.  Me këtë  ju  keni dëshmuar  cilësitë e Juaja si sportiste  dhe keni  shkruar një kapitull dhe faqe të  re suksesi  në historinë e  sportit  të Kosovës  dhe të  shqiptarëve kudo që janë . Kjo na mbush  të gjithëve me krenari.  Cungu, njëherit e ka ftuar sportisten Majlinda Kelmendi që disa ditë  të jetë mysafire në qytetin e Ulqinit.

  • 1

    Radio