Kryetari Cungu u takua me përfaqësuesit e kompanisë Vodacom
Prej tvteuta25 March 2016

Kryetari i Komunës Nazif Cungu priti sot në një takim përfaqsuesit e kompanisë Vodacom, ku u diskutua në lidhje me kapërcimin e pengesave për realizimin e investimit prej 20 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në komunën e Ulqinit. Ky projekt i cili është rezultat i kredisës së bankës gjermane KFW, kishte kohë që po stagnonte për shkak të obligimeve të pashlyera të komunës ndaj Vodacomit si dhe disa kushteve tjera të paplotësuara. Në takim u ra dakord që të intensifikohen veprimet në tejkalimin e problemeve dhe fillimin e realizimit të këtij investimi me rëndësi vitale për qytetin e Ulqinit.