Aktuale Më shumë

Kryetari Cungu priti koordinatoren për projekte të ambasadës së Norvegjisë

Prej tvteuta16:15, 1 Shtator 2016

Kryetari i komunës Nazif Cungu priti në takim koordinatoren e programit per projekte bilaterale zhvillimore e Ambasadës  së Mbretërisë së Norvegjisë  Nela Joviq. Biseda u fokusua  në Projektin ,,Zhvillimi i  qëndrueshëm  i ekosistemit  detar dhe bregdetar  nëpërmjet  mbrojtjes së  faunës,, që realizohet  në territorin e komunës tonë me mbështetjen e  ambasadës së Norvegjisë gjegjesisht fondin e ambasadës së Norvegjisë në Beograd i cili është i hapur edhe për projektet nga Mali i Zi.  .

Edhe në këtë takim  u tha që rritja e vetedijës  të masave  për të  ndërprerë dukuritë negative të peshkimit është i një rëndësie të vecantë, sepse në të kundërtën  kërcënohet  ripërtrirja e peshkut dhe  zhdukja e  disa llojeve të rralla. Kryetari Cungu  insiston në  implementimin e pervojave evropiane në këtë fushë. Nga  organet   shteterore ,do të kërkohet shtimi i numrit të  inspektorëve në terren, ndërkohë që shpreson se me riorganizimin e Ndërmarrjeve publike që  merren me këtë veprimtari , situata në terren do të përmirësohet më shumë. Ai njoftoi përfaqësuesen  e Ambasadës së Norvegjisë se Zyra  për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte edhe metej do të jetë e fokusuar në projekte të këtij lloji. Udhëheqësja e Programit –Nela Joviq do të jetë në terren si dhe do të vizitojë zyrën për projekte.

  • 1

    Radio