Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Kryeministri Rama në Turqi, takim me Erdogan

Prej tvteuta11 October 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Turqi, ku do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Euronews Albania mëson se takimi do të zhvillohet në kompleksin presidencial në Ankara. Takimi i parashikuar është publikuar edhe në faqen e presidencës turke. Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet midis dy liderëve. Rama dhe Erdogan kanë miqësi mes tyre. Ndërkohë nuk ka munguar edhe ndihma e Turqisë për procesin e rindërtimit, ku është financuar ndërtimi i 500 shtëpive të reja në zonën e Laçit për familjet që humbën shtëpitë prej tërmetit të 26 nëntorit 2019. Së fundmi, Shqipëria pritet të marrë edhe dronë inteligjentë nga Turqia.