Sociale Më shumë

Kroatët kanë marrë ofertë nga Gjeloshaj për koalicion

Prej tvteuta16:12, 7 Shtator 2016

Kryetarja e Iniciativës Qytetare Kroate Marija Vuçinoviq, ka konfirmuar për media se deri tani kanë marrë një ofertë për bashkëpunim parazgjedhor, dhe këtë nga Alternativa Shqiptare e Nik Gjeloshaj.

Vuçinoviq ka thënë se vendimin për ofertën do ta marrin organet e partisë, kurse Gjeloshaj nuk ka dhënë komente në lidhje me këtë çështje. Deri tani është zyrtarizuar vetëm një koalicion në formë përfundimtare, ai në mes URA, Demos dhe Partisë Socialiste Popullore , kurse partitë shqiptare kanë dalë deri tani me paralajmerime per 3 lista, por të cilat mbeten akoma të hapura për ndryshime.

  • 1

    Radio