Rajoni/Bota Më shumë

Kriza e refugjatëve, ministrat e BE në kërkim të marrëveshjes

Prej tvteuta16:24, 22 Shtator 2015

Ministrat e vendeve të BE-së do të përpiqen të zgjidhin përplasjet mbi mënyrën se si do të administrojnë 120 mijë azilkërkues, që së fundmi kanë mbërritur në Europë.Një grup shtetesh nga Europa qendrore po u reziston thirrjeve të anëtarëve të Unionit për të pranuar kuota paraprake. Mbërritja e qindra mijëra emigrantëve ka krijuar përçarje të thella në radhët e Bashkimit Evropian.
Në ditët e fundit kanë rënë në sy ndasitë kanë qenë më të mëdha se kurrë, sidomos kur presidenti francez Francois Hollande deklaroi se askush nuk duhet të përjashtohet nga strehimi i azilkërkuesve. Ndërsa presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk deklaroi se BE duhet t’i ndihmojë refugjatët për një jetë më të mirë në shtëpinë e tyre.

  • 1

    Radio