Aktuale Më shumë

Krivokapiq prezantoi Lëvizjen Demokristiane

Prej tvteuta14:44, 22 Shtator 2022

Ish-kryeministri Zdravko Krivokapiq ka prezantuar sot formimin e partisë së tij, Lëvizja Demokristiane, motivi i themelimit të së cilës tha ai është interesimi i shtuar i qytetarëve. Krivokapiq dhe ish-drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB) Dejan Vukshiq dy ditë më parë njoftuan se sot do të mbajnë një konferencë për media ku do të informojnë opinionin për themelimin e partie.

“Ne duam një qasje të ndryshme ndaj demokracisë,” tha Krivokapiq. Ai theksoi se duan të formësojnë sistemin e vlerave në mënyrë që etika, e bazuar në vlerat tradicionale, të jetë mbi të gjitha. Duke folur për aktualitetin politik, ai tha se Qeveria është antikushtetuese, dhe se në skenë janë manipuluesit politikë.“Nëse dikush do të donte të ruante vullnetin elektoral, do të kishte dhënë me kohë nënshkrimet për mandatarin.

Kam dëgjuar para katër muajsh që kjo qeveri do të qeverisë deri në zgjedhjet që do të mbahen në pranverë, do të shohim nëse do të jetë kështu”, tha Krivokapiq. Ai tha se duan ta transformojnë imazhin politik të Malit të Zi në favor të qytetarëve.

  • 1

    Radio