Krivokapiq në mënyrë tragjikomike po e mbron funksionin
Prej tvteuta21 April 2016
Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq vlerëson se kryetari i parlamentit Ranko Krivokapiq në formë tragjikomike po tenton që ta mbrojë pozitën e vetë dhe privilegjet të cilat nuk i takojnë më.
Ai për Radion e Malit të Zi tha se “në kohë të fundit po zhvillohet një fushatë e paskrupullt ndaj ekipit udhëheqës të Televizionit të Malit të Zi me qëllim që PDS dhe Qeveria, të futën në tentim të rrëzimit jashtë institucional të ekipit të zgjidhur në mënyrë legale i cili është përgjegjës për programin e servisit publik”.
Duke komentuar vlerësimet se marrëveshja mes pushtetit dhe një pjese të opozitës është “truk politik“, Gjukanoviq tha se “ky është një manipulim politik i një pjese të opozitës që ka tentuar që pushtetin ta marrin pa zgjedhje, kurse parlamentin ta pushtojnë me forcë”.