Politikë Më shumë

Krivokapiq : Incidenti nuk duhet të ndalojë  zbatimin e Marrëveshjes

Prej tvteuta16:22, 14 Maj 2016

Kryetari i Parlamentit , Ranko Krivokapiq  tha se ai beson se incidenti i djeshëm në parlament nuk do të përdoret për të ndaluar zbatimin e Marrëveshjes për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

I pyetur nga gazetarët se a do të mbahet mledhja e Kuvendit e paralajmëruar për ditën e hënë nëse kryeministri Millo Gjukanoviq dhe Partia Demokratike e Socialistëve nuk do të jenë prezent ,dhe a do të ketë negociata gjatë javës për të analizuar situatën e krijuar dje në Parlamentin e Malit të Zi, Krivokapiq është shprehur se “Për këtë incidet është për të ardhur keq, është rast i vështirë, I kam kërkuar falje opinionit dhe kryeministrit ,por kjo nuk është diçka që mund të ndikojë për të vazhduar procesi dhe nuk duhet të jetë justifikim për të gjithë “.

  • 1

    Radio