Krivokapiq: Me Gjukanoviqin nuk hyjmë në qeveri

Prej tvteuta10:13, 10 Tetor 2016

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Ranko Krivokapiq, tha për gazetën Vijesti se Partia Socialdemokrate nuk do të marrë pjesë në asnjë qeveri të përbërë nga PDS dhe Millo Gjukanoviq.

Ai shtoi se me marrjen e ftesës për NATO u arrit qëllimi i pjesmarrjes së kësaj partie në qeveri, dhe se nuk ka më arsye të jenë pjesë e pushtetit të kontrolluar nga klane kriminale.

Sa i përket ofertës së Frontit Demokratik për bashkëpunim paszgjedhor, Krivokapiq tha se disa qëndrime të një pjese të opozitës janë joserioze dhe në dëm të interesave të Malit të Zi, prandaj bashkëpunimi me to nuk është i mundur.

  • 1

    Radio