Kriporja nxjerr në shitje 3.000 ton kripë

Prej tvteuta10:38, 5 Tetor 2015

Nga drejtuesit e kripores njoftohet se sasia e llogaritur e kripës është rreth tre mijë ton, kurse sasia e saktë do të përcaktohet nga peshimi e ne kete menyre menaxhimi administrativ i Kripores ka nisur procedurën e shitjes së rreth 3.000 ton kripë, e cila ndodhet në rezervat e fabrikës. Çmimi për ton është 39 euro pa llogaritur tatimin mbi vlerën e shtuar. Të gjitha palët e interesuara mund ti paraqesin ofertat e tyre deri më 20 tetor në orën 11.00 në Regjistrin e Gjykatës Ekonomike, kur edhe do të hapen.Drejtori administrativ brenda tetë ditëve të ardhshme do të marre vendimin për oferten më të mirëqe do kete dhe do të shpallë atë si blerës brenda 15 ditëve të ardhshme. Ofertuesi më i mirë duhet të lidhë kontratën dhe të paguajë çmimin e blerjes minus shumën e depozituar.

  • 1

    Radio