Kriporja në ankand për dhënie me qira

Prej tvteuta14:39, 6 Korrik 2016

Drejtoria administruese e Kripores së Ulqinit u ka bërë thirrje të interesuarëve  që ofertat për marrjen me qira të Kripores të dorëzohen pranë kësaj ndërmarrje në 20 ditët e ardhshme.

Qiramarrësit eventual kanë obligim që të organizojnë prodhimin e kripës dhe të aktiviteteve tjera që janë në përputhje me potencialet hapsinore, natyrore dhe materiale të kompanisë. Për qira jepet i gjithë kompleksi teknologjik me ofertën me të ulët duke filluar nga 2400 euro në muaj për periudhë njëvjeçare.

  • 1

    Radio