Kriporja e Ulqinit, kusht për integrimin e Malit të Zi në BE
Prej tvteuta11 November 2015
Raporti i Komisionit të Bashkimit Europian për progresin e Malit të Zi gjatë vitit të kaluar, e parasheh mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të Kripores së Ulqinit, si njërin ndër kushtet kryesore të mbylljes së kapitullit 27. Në raport theksohet se Kriporja e Ulqinit është e një rëndësie të vecantë jo vetëm për Malin e Zi por edhe më gjërë, dhe si e tillë meriton vëmendjen dhe kujdesin e posacëm të institucioneve të Malit të Zi.