Kriporja e pasur edhe me dy lloje të rinj

Prej tvteuta18:11, 25 Korrik 2016

Në Kriporen e Ulqinit këtë vit, gjatë monitorimit të rregullt të kryer nga Qendra për Mbrojtjen e dhe monitorimin Zogjve , zbuluan dy lloje të reja të faunës të shpendëve në Mal të Zi, i fondit të cilëve tani është rritur në 350. Nga kjo organizatë thuhet ornitologu  slloven Borut  Rubiniq ka zbuluar një specie të re të quajtur Limicola falcinellus . Ky zog i rrallë fole i Evropës Veriore i ndërton foletë në Skanonavi, kurse dimrin e kalon në Afrikë, duke kaluar një distancë sa gati gjysma e planetës, dhe njihet si njëri ndër fluturuesit më të qëndrueshëm. Në muajin mars Peter Sakl nga muzeu Joanueum i Austrisë zbuloi praninë e zogut të njohur si bishtlëkundësja kryeverdhë, e cila e nëdrton folenë në Sibir të Rusisë, dhe për të cilën qëndrimi në Mal të Zi nuk përbën diçka të zakonshme.

  • 1

    Radio