Krerët e shtetit shqiptar dhe feve në Vatikan për shenjtërimin e Nënë Terezës

Prej tvteuta09:57, 3 Shtator 2016

Krerët më të lartë të shtetit shqiptar do të nisen sot drejt selisë së shenjtë të Vatikanit për marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të humanistes shqiptare Nënë Tereza, 19 vjet nga vdekja.

Presidenti Nishani, Kryeparlamentari Meta, Kryeministri Rama, përfaqësuesi i Kishës Katolike Angelo Massafra dhe mjaft përfaqësues të politikës, por edhe besimtarë të thjeshtë do të jenë dëshmitarë të një prej ngjarjeve më të rëndisshme të kombit shqiptar.Drejt Vatikanit është nisur edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Ibrahimaj, si përfaqësuesi i vetëm i myslimanëve shqiptarë.

Pak minuta para nisjes drejt selisë së shenjtë, ai tha se  pjesëmarrja e tij në Vatikan tregon harmoninë fetare për të cilën shqiptarët ndjehen krenar.

  • 1

    Radio