KQ i UDSH-se: Vlerësim pozitiv për koalicionin
Prej tvteuta19 September 2016
Këshilli Qendror i UDSH-së e mbajti të shtunën, me 17.shtator, mbledhjen e tij në Tuz, ku u vlerësua pozitivisht formimi i koalicionit parazgjedhor, UDSH – FORCA – Alternativa Shqiptare dhe u la dera e hapur për të gjitha subjektet politike shqiptare që duan t’i bashkohen këtij koalicioni. Gjithashtu është verifikuar edhe lista parlamentare e UDSH-së, e cila do të udhëhiqet nga kryetari i partisë z. Mehmed Zenka.