Aktuale Më shumë

Kovaçeviq: “Nxënësit kanë fatin që ligjerues kanë dy ndër mjekët më të mirë të vendit”

Prej tvteuta12:20, 14 Nëntor 2022

Viti i ri shkollor  filloj me kthimin ne mësimin e rregullt, pas një përiudhe të mësimit online të detyruar nga situtua me Covid-19.

Për gjimnazin publik “Vëllazërim Bashkim” ky vit filloi me sfida të reja, bëhet fjalë për hapjen e drejtimit të ri ‘teknik i shëndetsisë, laborant dhe sanitar’. Në këtë drejtim janë regjistruar 14 nxënës në gjuhën shqipe dhe 14 në gjuhën malazeze.

Tre mujori i parë për këtë drejtim është treguar mjaft i suksesshëm shprehet drejtoresha e këtij institucioni Ardita Kovaçeviq.

Hapja e këtij drejtimi padyshim që kishte vështirësitë e veta, por për fat të mirë çdo gjë po shkonë më së miri, u shpreh ajo.

“Të angazhuar për dhënien e ligjëratave në këtë drejtim kemi dy ndër mjekët më eminent të vendit tonë, neurologun Ardit Tela, dhe pulmologun Rexhep Kraja. Gjithashtu nxënësit kanë mundësi që pjesën praktike ta kryejnë në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin ku për ta kujdesit një staf shumë i përgatitur”, u shpreh drejtoresha Kovaçeviq.

  • 1

    Radio