Aktuale Më shumë

Kovaçeviq dhe Mugosha, kandidatët për Prokuror të Lartë të Shtetit

Prej tvteuta17:29, 4 Nëntor 2022

Aleksandar Kovaçeviq dhe Suzana Mugosha janë kandidatët për Prokurorin e Lartë të Shtetit të Malit të Zi. Ata u dëgjuan të enjten në seancën e Komisionit për Sistemin Politik, Gjyqësor dhe Administratë, i cili i dërgoi raportin Kuvendit të Malit të Zi.

“Gjatë diskutimit konstruktiv, Kovaçeviq dhe Mugosha shkurtimisht prezantuan të dhënat e tyre biografike, si dhe motivet e tyre për aplikimin në thirrjen  publike”, thuhet në deklaratën nga seanca e këtij këshilli.

Kandidati tjetër, Vlladimir Deleviq e njoftoi këshillin për tërheqjen e kandidaturës së tij nga gara. Ushtruese e detyrës së Prokurorit të Lartë të Shtetit që nga shkurti i këtij viti, në bazë të vendimit të Këshillit Prokurorial është Maja Jovanoviq, e cila nuk mund të zgjedhet edhe për një periudhë tjetër gjashtëmujore.  Për zgjedhjen e Prokurorit të Lartë të Shtetit duhet përkrahja e dy të tretës së deputetëve.

  • 1

    Radio