Kosovë,gaz lotsjellës e përleshje opozitë-forca sigurie
Prej tvteuta18 November 2015
Kuvendi i Kosovës është shndërruar edhe njëherë në arenë përplasjesh të dhunshme, pasi deputetët e opozitës ndërprenë seancën plenare ende pa filluar, duke hedhur gaz lotsjellës. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i kishte paralajmëruar që në fillim të seancës deputetët e opozitës se, në rast të ndonjë veprimi të dhunshëm do t’i pezullonte ata nga seanca, dhe ashtu ndodhi. Deputetët e koalicionit qeveritar vazhduan punimet e seancës në sallën alternative të Kuvendit, ku deputetët e opozitës nuk u lejuan të hynin.