Rajoni/Bota Më shumë

Kosovë: Situata në veri, të martën Kurti takon liderët e opozitës

Prej tvteuta00:26, 8 Nëntor 2022

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar në takim krerët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Takimi i ftuar nga kryeministri do të mbahet të martën duke fillluar nga ora 8:00.

Zëdhënësi i  PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se Krasniqi ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim.

“Kemi pranuar një kërkesë për takim nga kryeministri dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim”, ka thënë ai.

Bëhet e ditur se pjesë e takimit është edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar pjesmarrjen e Ramush Haradinajt.

Reklama

“Kryetari Ramush Haradinaj është ftuar për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes, për të diskutuar zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit. Konfirmoj se Haradinaj do të merr pjesë në këtë takim”, ka thënë Lulëzim Blaka nga AAK.

Ndryshe, PDK përmes një letër publike të hënën ka shprehur gatishmërinë për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi me Qeverinë e Kosovës rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për situatën në veri ka ftuar institucionet e Republikës për koordinim të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët tjerë evropianë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e ndihmon skenarin e Serbisë për dështimin e planit franko-gjerman, për marrëveshjen finale me njohje reciproke.

  • 1

    Radio