Kosovë: Reduktimet e energjisë të paktën deri më 25 gusht

Prej tvteuta09:16, 19 Gusht 2022

Reduktimet me energji elektrike në Kosovë pritet të vazhdojnë të paktën deri më 25 gusht, derisa ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka rekomanduar KEK-un që të sigurojë energjinë e nevojshme.

E qytetarët në anën tjetër kanë paralajmëruar edhe protestë kundër reduktimeve dhe shtrenjtimit të rrymës. Reduktimet e energjisë elektrike vazhdojnë të kundërshtohen nga qytetarët dhe shoqëria civile, por edhe shtrenjtimi. Lidhur më gjendjen e krijuar në sistemin energjetik, Komiteti teknik emergjent, pas dy takimesh gjatë së mërkurës, i ka rekomanduar KEK-ut që të sigurojë energjinë e nevojshme për t`i evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik.

Në një komunikatë për media thuhet se kjo masë rekomandohet me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim me rrymë, që do të zgjasë deri më 25 gusht.

  • 1

    Radio