Rajoni/Bota Më shumë

Kosovë, qeveria miraton buxhetin 2016

Prej tvteuta11:21, 31 Tetor 2015

Pas diskutimeve të gjata dhe kundërshtive të disa ministrave, qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2016 dhe e ka proceduar për në Kuvend. Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë dhe është koordinuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
“Hyrjet e rregullta buxhetore për vitin 2016 janë planifikuar në një masë prej 1 miliard e 598 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 4.1 për qind në raport me buxhetin e rishikuar për këtë vit dhe rreth 19 për qind më të lartë sesa buxheti i realizuar për vitin e kaluar. Hyrjet nga tatimet vendore dhe ato doganore do të rriten përkatësisht në 8.8 për qind dhe 6.2 për qind”, deklaroi Hoti.

  • 1

    Radio