Aktuale Më shumë

Kosovë: Përdhunimi i 11-vjeçares, nesër protesta

Prej tvteuta14:21, 30 Gusht 2022

Ngjarja e rëndë e përdhunimit të së miturës në Prishtinë ka ngjallur shqetësim në të gjithë Kosovën.

Për rreth shtatë orë mbrëmjen e së shtunës pesë persona përdhunuan 11 vjeçaren në Prishtinë.

Reagimet kanë qënë të shumta.

Polica ka arrestuar deri tani katër persona, në mesin e të cilëve edhe një i mitur. Sipas prokurorisë teksa 11-vjeçarja po ecte në park i janë afruar tre persona ku fillimisht e kanë ngacmuar me fjalë e pastaj e kanë tërhequr në një qoshe ku kanë filluar ta zhveshin.

Sipas dosjes së prokurorisë “personi me bluzë të bardhë e ka kapur nga duart dhe personi tjetër ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj”.

Bazuar në deklaratën e së miturës, pasi ka përfunduar njëri, ka filluar një person tjetër ta përdhunojë.

Për 11-vjeçaren tmerri nuk përfundoi aty, derisa po kthehej në shtëpi, një person tjetër ka ndaluar dhe një tjetër e ka marrë me forcë në makinë.

Gjykata Themelore e Prishtinës të hënën ka lënë në paraburgim Ekrem Rexhën 27 vjeç bashkë me vëllanë e tij të mitur, për një muaj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të përdhunimit.

Pas rastit të dhunimit seksual të 11 vjeçares, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se të mërkurën do të protestojnë dhe kanë tri kërkesa.

Protesta do të nis në orën 12:00 te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Ndërsa marrë shkas nga rasti i përdhunimit të një vajze 11 vjeçare, me ftesë të zëvendësministres së Drejtësisë, Nita Shala, sot u mblodh Grupi i Përgjigjes Emergjente.

Pas këtij takimi, zëvendësministrja Shala, njëherit Koorinatore Nacionale Kundër Dhunës në Familje, theksoi se ndanë shqetësimin lidhur me rastin e dhunimit të vajzës në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Aty u theksua se qeveria do të krijojë një Komision Profesional, i cili do të analizojë dhe rekomandojë veprime konkrete.

 

 

Ndërkohë në orët e mbrëmjes së të hënës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla duke bërë thirrje për angazhim maksimal dhe drejtësi si dhe ka njoftuar se edhe dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar.

Drejtësi dhe dënim meritor për rastin e dhunimit të së miturës ka kërkuar edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Ndërkaq, nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës kanë kërkuar dënime të ashpra ndaj dhunuesve të minorenes.

“Duke qenë që vazhdimisht kemi rast në rritje, vlen të theksohet se institucionet tona nuk janë duke punuar mjaftueshëm me trajtim të dhunues apo duke dhënë dënime të ashpra për raste të tilla…institucionet tona duhet të punojnë më shumë dhe duhet të japin dënime të rënda sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Besarta Breznica, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës.

  • 1

    Radio