Rajoni/Bota Më shumë

Kosovë: Diaspora mbledh 100.000 euro në vetëm një ditë

Prej tvteuta10:44, 15 Prill 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë ka kërkuar nga diaspora që ta ndihmojnë qeverinë me mjete financiare, për të luftuar koronavirusin. Kurti ka njoftuar se qeveria ka hapur një llogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë. Sipas tij, të gjitha mjetet do të shkojnë në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të ministrive, të cilat kanë nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë në sektorin e caktuar. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka bërë të ditur se brenda një dite mërgata ka dhuruar rreth 100 mijë euro në fondin emergjent.

  • 1

    Radio