Rajoni/Bota Më shumë

Kosovë, 10 deputetë të rinj serbë bëjnë betimin

Prej tvteuta15:07, 17 Nëntor 2022

Dhjetë deputetë, nëntë prej tyre nga Lista Serbe, bënë betimin mëngjesin e të enjtes në Kuvendin e Kosovës. Këta deputetë po zëvendësojnë mandatet e dhjetë deputetëve të mëhershëm, të gjithë nga Lista Serbe, që dhanë dorëheqje ditë më parë.

Menjëherë pas betimit, këta deputetë u larguan nga salla e Kuvendit.

Dorëheqjet e deputetëve, si dhe shumë zyrtarëve të tjerë serbë në institucionet e Kosovës, nisën në fillim të nëntorit, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe. Komuniteti serb, si më i madhi në mesin e komuniteteve pakicë në Kosovë, i ka të garantuara me Kushtetutë dhjetë vende në Kuvendin e Kosovës, i cili ka gjithsej 120. Nuk ishte fillimisht e qartë ndërkohë se cfarë do të bënin deputetët e rinj të Listës Serbe me mandatet e tyre.

Vetë Lista serbe, tha se deputetët e rinj bënë betimin në kuvend për të verifikuar teknikisht mandatet e tyre dhe për ti mbajtur ato të sigurta.

  • 1

    Radio