Sociale Më shumë

Kosova në UNESCO, Thaçi kërkon mbështetjen e Serbisë

Prej tvteuta10:27, 5 Nëntor 2015

Kosova shpreson të marrë mbështetjen e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara.

Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s ka nisur punimet dje dhe kërkesa për pranimin e Kosovës është në agjendë.

Një nga pikat kryesore të ofertës së Kosovës është premtimi i saj për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të serbëve.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje Serbisë që të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe të shohë kah “një e ardhme e paqes, e pajtimit dhe e respektimit të vlerave kulturore historike”. “Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të mbrojë dhe rikonfirmojë më mirë trashëgiminë kulturore dhe historike serbe”, ka thënë Thaçi.

  • 1

    Radio