Politikë Më shumë

Kosova me Komision ndërkombëtar për demarkacionin

Prej tvteuta14:58, 16 Mars 2016

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot nënshkroi vendimin për themelimin e komisionit ad hoc të ekspertëve ndërkombëtarë, që do të vlerësojnë procesin e demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.Ky komision vlerësues, që fillon sot punën, është i përbërë nga tre ekspertë. Ata janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Britania e Madhe.Këta ekspertë në javët në vijim do të bisedojnë me të gjithë akterët politikë dhe institucionalë për procesin e demarkacionit, do të shqyrtojnë dokumentacionin dhe do të zhvillojnë vizita në terren për të krijuar një pasqyrë të qartë për rrjedhën e këtij procesi.

  • 1

    Radio