Kosova fiton miqësoren e parë që pas njohjes nga FIFA
Prej tvteuta4 June 2016
Kosova e nis me fitore aventurën e saj si anëtare e FIFA-s. Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaku mundi 2-0 Ishujt Faroe në miqësoren e parë që pas njohjes nga qeveria botërore e futbollit. Dalja me karton të kuq të Celinës ia vështirësoi punën kombëtares kosovare, që gjithsesi arriti të gjejë golin e epërsisë në fundin e pjesës së parë me Bunjakun. Fitorja e përfaqësueses kosovare do të vulosej vetëm në limitet e kohës së rregullt. Kastrati shënoi golin e dytë, duke regjistruar suksesin e parë të Kosovës që pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA. Një rezultat I rëndësishëm për skuadrën kosovare që po përgatitet për të luajtur për herë të parë më historinë e saj në eliminatoret e Botërorit 2018.