Rajoni/Bota Më shumë

Kosova e Serbia, të ‘pajtohen’ shpejt!

Prej tvteuta14:18, 3 Nëntor 2022

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të enjten se procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet dhe se është koha që të marrin fund konfliktet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Ai i bëri këto komente në hapje të takimit të Procesit të Berlinit, duke theksuar se Evropa mund të jetë e plotë vetëm me integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Në samitin e Berlinit po merr pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndërsa presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka dërguar kryeministren Ana Brnabiq.

Tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, mbi vendimet e qeverisë së kosovës për targat e makinave, pas reagimit intensiv diplomatik, janë diskutuar edhe mes liderëve të mbledhur në Berlin. Kryeministri albin kurti, u takua me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE për dialogun, Miroslav Lajçak. Borrell tha veprimet si djegia e makinave, “janë të papranueshme” dhe shtoi se se marrëveshjet e arritura në bisedime duhet të respektohen, ndërsa bëri thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët.

  • 1

    Radio