Politikë Më shumë

Kosova i dërgon notë proteste Malit të Zi

Prej tvteuta16:46, 16 Prill 2016

Ministria e punës së jashtme të Kosovës i ka dërguar not proteste Malit të Zi për shkak të vanadalizimit të flamurit në Podgoricë.

Nga ministria kërkohet që aktorët e këtij akti të shëmtuar të gjenden dhe të dënohen. Ministri Petrit Selimi tha se nga organet kompetente të Malit të Zi kanë marrë siguri se personat që e kanë kryer këtë akt do të gjenden dhe dënohen ashpër, dhe se ky akt nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet e mira në mes Malit të Zi dhe Kosovës.

“Ekstremistët radikalë në Mal të Zi me vite po mundohen që të prishin marrëdhënet e mira fqinjësore në mes dy vendeve, por kjo nuk do ët ketë sukses”, tha Selimi.

  • 1

    Radio