Aktuale Më shumë

Korridori blu: Vlera e ndërtimi 1.78 miliardë euro

Prej tvteuta10:03, 2 Dhjetor 2015

“China Pacific Construction Group”, kompania kineze e ndërtimit, më e madhja për nga të ardhurat, nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1.72 miliardë dollarë për ndërtimin e autostradës Adriatiko-Joniane, e cila kalon midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Ndërtimi i kësaj lidhje 280 kilometra do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018, deklaroi presidenti Yan Jiehe përpara gazetarëve, në një konferencë për shtyp në Pekin. Firma planifikon të përdorë tarifat e rrugës si kolateral për këtë projekt, informoi Yan.

“Financimi duhet ende të finalizohet”, tha ai në konferencën për shtyp.

  • 1

    Radio