Rajoni/Bota Më shumë

Konte: BE mund të shembet si rezultat i krizës me koronavirus

Prej tvteuta15:50, 10 Prill 2020

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian rrezikon të “shembet” si projekt, për arsye të krizës së koronavirusit. Duke folur për BBC-në, Conte ka thënë se BE-ja duhet të veprojë në mënyrë adekuate dhe të koordinuar, për t’i ndihmuar shtetet e goditura më së rëndi nga virusi. Sipas tij, blloku evropian duhet të përballet me sfidën, të cilën ai e quajti si testin më të madh që prej Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri italian ka theksuar se liderët e Evropës ndodhen përballë historisë dhe se ky është një rast, të cilin ata nuk mund ta humbin.

  • 1

    Radio