Konkurs për zgjidhjen arkitekto-urbanistike të Ranës
Prej tvteuta28 October 2015
Sekretariati për planifikim hapsinor dhe zhvillim të qëndrueshëm, në krye të cilit ndodhet Mustaf Gorana, do të organizojë paraqitjen publike të punimeve për zgjidhjen arkitekto-urbanistike të Ranës. Paraqitjen publike të punimeve të konkursit organizatori do ta paraqesë si prezantim, i cili do të zgjasë 10 ditë dhe do të shpallet në internet. Së bashku me punimet e konkursit do të paraqiten: emri autorit, emri i personit juridik dhe i emri i personit të autorizuar për përfaqësim, shpërblimi i punës, propozimet për blerjen dhe hyrja e punimit në rrethin më të ngushtë për vlerësim. Publikut i prezentohen edhe punimet që janë eliminuar nga konkurenca si dhe raporti i jurisë. Qëllimi i prezantimit publik të punimeve të konkursit është që në mënyrë të organizuar të njoftohet publiku me punimet e konkursit dhe me propozimet e planifikuara. Prezentimi publik i punimeve te konkursit do të zgjasë 10 ditë, duke filluar nga data 28. 10. 2015 deri, me datën 10. 11. 2015.