Aktuale Më shumë

Konjeviq akuzon Millosheviq për kontrabandë. Abazoviq: Kontrabandën e drejtonin Uboviq dhe Llazoviq

Prej tvteuta17:49, 17 Tetor 2022

Zëvendëskryeministri dhe ministri i mbrojtjes i Malit të Zi, Rashko Konjeviq, sot në seancën e Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje, ka akuzuar ish-drejtorin e Drejtorisë së të hyrave dhe doganave (UPC) Rade Millosheviq se është një nga organizatorët e kontrabandës së cigareve.

Ai pretendon se Millosheviq kontrabandonte cigare me një grup të organizuar krimi dhe se kryeministri në largim Dritan Abazoviq ishte i njoftuar për këtë. Ai shtoi se nuk është i gatshëm të prezantojë në seancë të hapur një pjesë të informacioneve për kontrabandën e cigareve, sepse nuk dëshiron ta shkelë ligjin, pro do ti prezantojë në pjesën e mbyllur. Ai shtoi se ka pasur rastin të dëgjojë se 90 për qind e kuotave të cigareve të konfiskuara kanë përfunduar në kontrabandë dhe se vetëm dhjetë për qind janë shkatërruar.

Ndër të tjera, Konjeviq tha se Abazoviq po mundohet të krijojë përshtypje në media se dikush është pro dhe dikush kundër zgjidhjes së çështjes së kontrabandës së cigareve.

Në anën tjetër, Abazoviq tha se kontrabanda e cigareve kryhet nga Ranko Uboviq dhe ish-ndihmës drejtori i Departamentit të Policisë Zoran Llazoviq, të cilët i akuzoi edhe për kontrabandë të kokainës. Ai njoftoi se deri sa u zgjodh nënkryetar i qeverisë së mëparshme, kontrabanda ishte një temë tabu në Mal të Zi. “Janë tre klane që bëjnë kontrabandë dhe në njërin prej tyre janë patronët politikë të partive të Rashko Konjeviq, Ranko Krivokapiq dhe Millo Gjukanoviq. Prandaj po bëhen të gjitha sulmet për të më akuzuar për pjesëmarrje në kontrabandë. U bëj thirrje autoriteteve të zbulojnë faktet. Mund të mbaj përgjegjësi politike për shkak të njerëzve që më rrethojnë, por të mos i ngatërrojmë pistat – kontrabandën e cigareve e bëjnë Uboviq dhe Zoran Lazoviq, të cilët kanë financuar zgjedhjet në Podgoricë në këot 30 vitet e fundit”, tha ndër të tjera  Abazoviq.

Në seancë folën edhe anëtarët e tjerë të cilët mbrojtën qëndrimet e tyre në varësi të partisë politike që prezantojnë, ndërsa ish drejtori i ASK, Savo Kentera, mohoi akuzat se kjo agjenci ishte e përfshirë në veprimtari kriminale.

  • 1

    Radio