Politikë Më shumë

KONFERENCA E KRYESHEFAVE

Prej tvteuta10:27, 27 Maj 2015

Mali i Zi do të jetë mikpritës i konferencës së nëntë të forumit  të kryeshefave të shtatmadhorive të vendeve Ballkanike  B9, e cila do të mbahet në Beçiq, është kumtuar nga ministria e mbrojtjes. Theksohet se qëllimi i tubimit është shqyrtimi dhe harmonizimi i modeleve të bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët të shteteve anëtare të forumit  dhe prezantimi i raportit për punën e grupit koordinues dhe të nëngrupit i cili vepron në kuadër të forumit. Është paralajmëruar se në pjesën hyrëse të konferencës do të flas presidenti i shtetit Filip Vujanoviq, kurse mirëpritës është kryeshefi i shtatmadhorisë të ushtrisë malazeze Dragan Samarxhiq.

  • 1

    Radio