Konferenca e gjashtë për Kriporen e Ulqinit

Prej tvteuta15:50, 25 Tetor 2022

Sot në Podgoricë u mbajt konferenca e gjashtë për Kriporen e Ulqinit, në të cilën prezent ishte dhe kryeministri Dritan Abazoviq.

“Unë mendoj se kemi bërë një hap të madh përpara, i cili duhet të jetë një bazë e mirë për atë duam të gjithë,  e që është kthimi i lavdisë së saj të dikurshme , në mënyrë që të prodhojë kripë dhe të mbetet një pikë e rëndësishme ekologjike për të gjithë Evropën.” , theksoi Abazoviq në hapjen e konferencës.

Ai kujtoi se Këshilli për Privatizim, të cilin ai e drejtonte, mori vendim për regjistrimin e 15 milionë metrave katrorë në pronësi të shtetit, duke theksuar se ishte qëllim që ajo të tjetërsohet me metoda korruptive. Kryeministri Abazoviq falënderoi partnerët ndërkombëtarë që ishin bashkëpunëtorë me të gjithë ata që punuan në mbrojtjen dhe rivitalizimin e Kripores dhe theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me ambasadën gjermane, , ndërsa falenderoi edhe organizatat joqeveritare CZIP, MSJA dhe përfaqësues të tjerë të sektorit joqeveritar për të gjitha aktivitetet për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit në periudhën paraprake.

“Kemi zgjidhur çështjen më komplekse, por para nesh janë sfida të shumta, siç është statusi i punëtorëve. Mendoj se mund të arrijmë progres shumë shpejt kur bëhet fjalë për Kriporen. Jam i sigurt se të gjithë jemi në një mision për ta rikthyer atë në jetë. “, tha ndër të tjera  Abazoviq.

  • 1

    Radio