Kulturë Më shumë

Komuna do të përkrahë aktivitetet kulturore

Prej tvteuta10 May 2016

Luljeta Avdiu kryetare e Shoqërisë ‘’Ana e Malit’’ në një takim që pati me kryetarin e komunës Nazif Cungu foli për angazhimet e shoqatës, pjesëmarrjen në festivale të ndryshme, por edhe për ftesat që kanë ardhur në adresë të shoqatës. Kryetari Cungu, nga ana e tij, duke shprehur konsideratën për këtë dhe shoqatat e tjera që veprojnë në Ulqin e që prezantojnë vlerat kulturore tha se ata duhet përmbajtur e për këtë duhet një koordinim dhe qasje serioze e të gjithëve. Komuna sipas kryetarit do të angazhohet që të vjelë sa më shumë mjete nga taksë banimi dhe një pjese e tyre të ndahen për aktivitetet kulturore, që do të zinin vend në një kalendar të hartuar detalisht e ku do të jenë të kyçur ekspertë të fushës.