Sociale Më shumë

Komuna shpall konkurs për projektet e OJQ-ve

Prej tvteuta09:44, 7 Nëntor 2017

Komisioni për ndarjen e mjeteve organizatave joqeveritare në Komunën e Ulqinit,  ka shpallur konkurs publik për ndarjen e mjeteve për projektet e organizatave joqeveritare për vitin 2017.  Të drejtë pjesëmarrjeje kanë organizatat joqeveritare të cilat deri në ditën e shpalljes së konkursit janë të regjistruara në Mal të Zi, e që selinë e kanë në Komunën e Ulqinit. Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit në web-faqen e Komunës së Ulqinit, deri më 04.12.2017.

Komisioni është i obliguar që të nxjerrë Vendimin për ndarjen e mjeteve në afat prej 30 ditësh nga dita e përfundimit të konkursit. Rikujtojmë që në Komunën e Ulqinit janë të regjistruara 120 OJQ-ë . Vendimi për ndarjen e mjeteve do të publikohet në web-faqen e Komunës së Ulqinit, përmes emetuesit publik lokal dhe në forma tjera të përshtatshme.

  • 1

    Radio