Komuna: Përfundon procedura e marrjes së kredisë
Prej tvteuta1 April 2016
Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe Sekretari për buxhet dhe financa Valdet Axhemoviq, menjëherë pas aprovimit të buxhetit për vitin 2016 , përfunduan procedurën për marrjen e kredisë me vlerë 4 250 000 euro, gjë që u realizua gjatë ditës së djeshme.
Pritet që sot Komuna e Ulqinit të paguaj rrogat e të punësuarve në Komunë dhe atyre në ndërmarrjet publike. Siç kanë deklaruar edhe zyrtarët e Komunës, pagesa e rrogave për punëtorët mbetet një ndër prioritetet e pushtetit të ri.