Politikë Më shumë

Komuna në një periudhë të shkurtër shlyen gjysmën e borxheve

Prej tvteuta14:14, 11 Maj 2016

Kryetari I Komunës së Ulqinit Nazif Cungu sot mbajti një konferencë për shtyp për të evidentuar procesin e shlyerjes së borgjeve që ka ndërmarrë  komuna, me qëllim konsolidimin e gjendjes financiare dhe përgatitjen e fillimit të sezonit turistik. Cungu tha se, borxhi prej 350 mijë eurosh ndaj Ujësjellësit Regjonal është shlyer me vlerën e 150 mijë eurosh. Agjensisë shtetërore Vodakom që përcjell shpenzimin e mjeteve të bankës gjermane KFW,obligimet janë 249 mijë euro, ku janë shlyer 100 mijë euro,nga kredia që është marrë më parë. Nga 17 – 18 rrogat e prapambetura për të punësuarit në Komunë dhe ndërmarje publike,  janë shlyer respektivisht, 4 dhe 5 rroga, e një pjesë tjetër do të shlyhet gjatë këtij muaji. Subjekteve politike i është paguar shuma për vitin 2013-2014. Elektrokekonomisë i janë paguar 143 mijë euro dhe ka ngelur shuma prej 138 mijë euro që do të paguhet në 36 këste. Ndërmarjes komunale i janë paguar 30 mijë euro. Të tjera obligime që janë shlyer pjesërisht janë edhe ndaj postës, përpunuesve të planeve urbanistike,shoqatave jo qeveritare,sportit etj. Eshtë përgatitur kontrata e ndërtimit të shkollës në Sukobinë që të fillohet sa më parë nga ndërtimi i saj. Një borxh shumë i madh i Komunës së Ulqinit është ndaj  Kompanisë Gragja Comerc e cila ka kërkuar një  riprogramim të pagesave pasi obligimet shkojnë rreth 300 mijë euro edhe pse ato insistojnë që borxhet janë më të medha deri në 397 mijë euro. Më pas Cungu ju përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.

  • 1

    Radio