Komuna fiton gjygjin ndaj avokatit Kallaç
Prej tvteuta23 March 2016
Gjykata Supreme ka pranuar revizionin e Komunës së Ulqinit dhe ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me lëndën e kompanisë serbe Progres-Pirot, të drejtat e së cilës i kishte avokati Nusho Kallaç. Kallaç nga bllokimi i xhiro llogarisë së Komunës ka tërhequr 500.000 euro, të cilat tani përsëri duhet ti kthehen Komunës.
Në deklaratat e mëparshme lidhur me këtë çështje ish kryetari i Komunës Fatmir Gjeka ka shprehur dyshimin e tij se në këtë mes mund të ketë edhe elemente korruptive , kurse sekretari për mbrojtjen e pasurisë Gzim Haxhibeti hodhi dyshime për mënyren se si avokati Kallaç kishte fituar të drejtën e lëndës.