Komuna e vendosur në zbatimin e detyrimeve të veta
Prej tvteuta16:23, 14 Prill 2016
Pushteti I ri i sapo formuar në komunën e Ulqinit në bazë të kualicionit më të gjërë se sa herët e kaluara ka nisur punën për të përmbushur boshlleqet që ka pasur komuna në të kaluarën. Nënkryetarja e sapo emëruar në Komunën e Ulqinit Hatixhe Gjoni për televizionin Teuta deklaroj se ajo beson në bashkpunimin e këtij koalicioni për prespektivën e Ulqinit.
Ajo premton që në një afat më të shkurtër komuna do ti zbatojë detyrimet e saj,sic janë planet për Kriporen për ti dhënë jetë asaj nëpërmjet valorizimit të saj, kthimit të prodhimit të kripës,ruajtjes së ambjentit etj.
Një tjetër hap i rëndësishëm tha ajo, është projekti i antikorrupsionit mbi të cilin sapo ka nisur implementimi ,që do të bëhet përmes monitorimit,raportimit,mbikqyerjes së aktiviteteve në nivel lokal që përvec masave ligjore që do të ndërmerren,gjithashtu ftohen edhe qytetarët e Ulqinit që të bëjnë denoncimet e tyre për cdo institucion që vërejnë shenja të korrupsionit nëpërmjet aktivizimit që po i bëhet softwerave për ti vënë në shërbim të tyre.