Komuna e Ulqinit: sigurohet transporti falas për nxënësit nga komuniteti rom dhe egjiptian

Prej tvteuta13:23, 21 Shkurt 2024

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari ka bërë të ditur se është siguruar transporti falas për nxënësit e shkollave fillore që vijnë nga komuniteti rom dhe egjiptian (RE) në Ulqin.

“Blerja e mjetit transportues dhe angazhimi i shoferit për transportin e nxënësve u realizua në kuadër të projektit ROMACTED – faza II, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, përmes skemës së granteve të vogla për komunat.

Edhe pse transporti falas ka filluar vetëm para disa ditësh, vërehet një interesim i madh dhe komente pozitive nga ana e komunitetit RE. Komuna e Ulqinit do të vazhdojë të mbështesë dhe të investojë në integrimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë anëtarët e popullatës RE në komunën e Ulqinit. Qëllimi ynë kryesor është ndërtimi i shoqërisë ku të gjithë qytetarët do të kenë shanse të barabarta për jetë dhe arsim në një komunitet të drejtë dhe të lumtur. “ thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio