Sociale Më shumë

Komuna e Ulqinit: Përmirsohet gjendja financiare e të punësuarve

Prej tvteuta16:08, 7 Prill 2016

Të punësuarit në Komunën e Ulqinit dhe ndërmarrjet publike ditët e fundit kanë marrë disa rroga të prapambetura, çka ka ndikuar në përmirsmin sadopak të gjendjes së tyre financiare.

Sekretari për financa Valdet Axhemoviq tha për televizionin Teuta se në varësi të ndërmarrjeve borxhet për rroga variojnë nga 3 deri në 13 muaj. Në gjendje më të mirë është ndërmarrja “Veprimtaritë Komunale”, të cilët i kanë marrë të gjitha rrogat për vitin 2015, kurse RTV Ulqini gjendet në pozitën më të vëshirë, me 13 rroga të prapambetura.

Axhemoviq thotë se në periudhën e ardhshme qëllimi kryesor do të jetë që rrogat e ndërmarrjeve komunale të paguhen me një ritëm më të përshpejtuar, në mënyrë që të barazohen me ato të Komunës.

  • 1

    Radio